Pas ngricave dhe dëborës, Jugi i vendit është goditur mbrëmjen e premte ga disa lëkunddje tërmeti të njëpasnjëshme, duke shkaktuar panik mes qytetarëve.
Sipas raportimeve, tërmeti i fuqishëm është ndier në Gjirokastër, Vlorë, Sarandë dhe Himarë. Sipas një vlerësimi paraprak të Qendrës Europiane të Sizmiologjosë, tërmeti ka qenë me magnitudë 4.7 ballë.

Tërmeti me thellësi 5 km që goditi në orën 20:27 ka pasur epiqendër 13 km nga verilindja e Himarës dhe 30 km nga veriperëndimi i Gjirokastrës.
Tërmeti është pasuar nga lëkundje të tjera më të vogla. Për momentin nuk ka informacione për dëme materiake apo persona të lënduar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




