Lajme

Tërmeti në Turqi, 22 të vdekur e 1030 të plagosur

Thellohet bilanci nga tërmeti shkatërrimtar në Turqi. Deri më tani mësohet se janë 22 të vdekur dhe 1030 persona të plagosur.

Ministri i Brendshëm turk Süleyman Soylu raportoi dje se 100 ndërtesa janë shkatërruar në Elazig.

Pas tërmetit, i cili ndodhi në thellësinë 6,75 kilometra nga sipërfaqja e tokës, dhe pas goditjes së parë u raportuan dhe 118 paslëkundje me madhësi që variojnë midis 2.7 dhe 5.4.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë