Nga Gazeta ‘Si’-Një tërmet me magnitudë 6 goditi të mërkurën provincën Malatya të Turqisë lindore.
Autoriteti i vendit për fatkeqësitë dhe emergjencat AFAD raporton se deri tani nuk ka raportime të menjëhershme për dëme apo viktima, autoritetet po vazhdojnë të vlerësojnë situatën.
Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane tha se tërmeti kishte një magnitudë 6 ballë dhe ishte në një thellësi prej 9 km.
Ekipet e reagimit emergjent janë dërguar në zonë për të ofruar ndihmë dhe banorët janë këshilluar të qëndrojnë të kujdesshëm për shkak të mundësisë së pasgoditjeve.
Lëkundjet e tij u ndjenë edhe në Siri, Armeni dhe Gjeorgji.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.