Gazeta Si – Një tërmet me magnitudë 7.3 tronditi brigjet e arkipelagut të Paqësorit Jugor të Vanuatus, duke shkaktuar dëme në ndërtesat në kryeqytetin Port Vila, duke përfshirë ambasadat amerikane dhe franceze, të vendosura në të njëjtën ndërtesë.
Shërbimi Gjeologjik i SHBA-ve, i cili gjurmon aktivitetin sizmik në mbarë botën, tha se tërmeti goditi në orën 12:47 me orën lokale, në një thellësi prej 57,1 kilometra nën shtratin e detit.
Sipas dëshmitarëve, u identifikuan trupat e njerëzve të përfshirë nga shembjet. Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC), magnituda e tërmetit ishte 7.4 ballë.
CCTV footage of 7.4 Earthquake in Port Vila, Vanuatu
— Disasters Daily (@DisastersAndI) December 17, 2024
December 17, 2024 #earthquake #Vanuatu #terremoto #sismo pic.twitter.com/0MJWyhepga
Sipas shërbimit amerikan, epiqendra e tërmetit, e ndjekur nga dy pasgoditje me magnitudë 5,5 dhe 5,4 ballë, është vendosur rreth 30 kilometra në perëndim të kryeqytetit Port-Vila.
Pas tërmetit, Qendra e Paralajmërimit të Tsunamit të Paqësorit në Honolulu me bazë në SHBA, paralajmëroi për mundësinë e valëve të cunamit prej 0.3 deri në 1 metër mbi nivelin e baticës në brigjet e Vanuatus, por më pas pezulloi alarmin.
Ambasada amerikane lëshoi një deklaratë sot, duke thënë se ndërtesa e saj në Port Vila ka pësuar “dëmtime të konsiderueshme” dhe është “e mbyllur” deri në një njoftim të dytë.
“Mendimet tona janë me ata të prekur nga ky tërmet dhe qeveria e SHBA-ve po punon ngushtë me partnerët tanë në Vanuatu”.
🚨#BREAKING: U.S. Embassy in Vanuatu damaged after 7.3 magnitude earthquake struck the Port Vila region.
— R A W S G L 🌎 B A L (@RawsGlobal) December 17, 2024
pic.twitter.com/t7OZn9aLYF
Sipas vëzhguesit të pavarur të sigurisë kibernetike “NetBlocks”, lidhja me internetin praktikisht u ndërpre në Vanautu pas tërmetit, pa specifikuar për sa kohë, ndërsa faqet e internetit të qeverisë nuk u përditësuan me informacione për tërmetin.
Disa përdorues kanë mundur të postojnë imazhe të dëmtimit të pronave të tyre në rrjetet sociale, si për shembull një farmaci në Port Vila, e cila tregonte dëme të shkaktuara nga tërmeti, si dhe ambiente dhe banesa të tjera.
Ambasada amerikane në Vanuatu kërkoi në llogarinë e saj në Facebook që të ndjekë rekomandimet e autoriteteve për masat paraprake, paralajmërimet për cunami dhe urdhrat e evakuimit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.