Lajme

Tërmeti me magnitudë 6.4 shkund Shqipërinë. Shembet 1 pallat në Durrës

Nje termet i fuqishem shkundi Shqiperine ne oren 4 te mengjesit. Nga raportimet e para mesohet se termeti ishte i magnitudes 6,4 dhe pati para dhe pas lekundje te forta.

Golem
Durres

Termeti ka shkaktuar panik te madh te qytetaret te cilet kane dale te tmerruar ne rruge. Raportohet per deme materiale. Nje pallat prane Kryqit te Kuq u shemb ne Durres. Qyteti eshte pa energji dhe nderhyrja eshte e veshtire, pasi mendohet qe ka banore nen renoja. Nderkohe ne spitalet e vendit kane mberritur njerez me fraktura, nga lendimet qe kane marre nga termeti.

Ministria e Mbrojtjes konfirmon se eshte shembur nje shtese e nje pallati dhe e nje godine dy kateshe ne Durres dhe disa banesa te rrezuara ne Thumane. Zjarrfikesit dhe efektivet Forcave te Armatosura po punojne per te ndihmuar banoret nen rrenoja. Ne Thumane e Durres jane 300 efektive te FA qe po mberrijne ku raportohen demet me te medha. Mes efektiveve edhe Forcat Speciale.

Ky eshte termeti i dyte i fuqishem pas atij te 21 shtatorit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë