Lajme

Tërmet i fuqishëm në Malin e Zi, lëkundjet ndihen në Shqipëri

Një tërmet i fortë është ndjerë në qytetin e Shkodrës. Ndërsa lëkundjet janë ndjerë në Tiranë. Sipas të dhënave të Qendrës Sizmike të Europës, EMSC tërmeti me magnitudë 5,1 ballë ka pasur epiqendrën në Malin e Zi. Ai është ndjerë në Shqipëri dhe në Maqedoni.
Tërmeti ka rënë rreth orës 14:50 dhe është ndjerë në Shkodër, Pukë dhe Malësi e Madhe. Banorët e qytetit të Shkodrës pohojnë se lëkundjet kanë qenë të fuqishme. Sipas të dhënave të para lëkundjet janë ndjerë edhe në Tiranë.
Nuk raportohet për dëme materiale për momentin, por se mësohet se epiqendra e këtij tërmeti ka qenë në Ulqin, me një thellësi 10 km, 17 kilometra larg Shkodrës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë