Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.0 ballë është regjistruar në Anchorage, qyteti më i madh i Alaskës. Toka është tronditur në orën 18:29 (me tonën) në një thellësi prej 20 km. Pas tërmetit, autoritetet kanë lëshuar alarmin për një tsunami në brigjet perëndimore të Alaskës.
Në rrjetet sociale, janë shpërndarë fotot e gropave të hapura në rrugë dhe dëmet në banesa dhe ndërtesa. Për momentin nuk raportohet për viktima apo të plagosur.
Fotot e publikuara nga ndjekësit në rrjetet sociale shfaqin në rrugë një makinë, e cila ka mbetur e varur buzë një grope. Një tjetër tregon raftet u rrëzuara brenda një dyqani dhe një supermarketi, një imazh tjetër ndërkohë tregon dëmtimin e tavanit të një shkolle të lartë në Anchorage, ndërsa skenat e panikut dhe njerëzit që iknin gjatë lëkunddjeve ishin të shumta.
Autoritetet i kanë kërkuar banorëve të strehohen në zona të larta pas paralajmërimit për cunami, menjëherë pas tërmetit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




