Një person i maskuar dhe i armatosur ka grabitur sot pasdite një bankë të nivelit të dytë në Tepelenë. Autori i veshur me rroba ushtarake, i cili dyshohet se mund të jetë rreth 30 vjeç, ka kërcënuar punonjësit e bankës me një armë zjarri tip kallashnikov dhe më pas dyshohet se ka grabitur 500 mijë lekë të reja e më pas është larguar në drejtim të paditur.
Policia e qytetit të Tepelenës është vënë në ndjekje të autorit të grabitjes. Paraprakisht mësohet se bëhet fjalë për një djalë të gjatë, i maskuar me kapuç i cili ka evituar patrullën e policisë në qarkullim para se të kryente grabitjen.
Punonjësit e bankës kanë mbetur të tronditur dhe nuk kanë dhënë asnjë sinjal alarmi për të lajmëruar policinë në kohë.
Blutë e Tepelenës kanë ngritur postoblloqe përgjatë gjithë akseve Tepelenë – Kakavijë dhe Tepelenë – Tiranë si dhe në drejtim të fshatit Salari nga mendohet se mund të jetë drejtuar grabitësi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




