Rend dhe Ligj

Tepelenë / Mbollën drogë, prangosen tre persona

Pas informacioneve të marra në rrugë operative, efektivët e Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe ato të DVP Gjirokastër nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër pas një hetimi disa javor, finalizuan operacionin “Kobuz”.

Si rezultat i operacionit u vunë në pranga shtetasit K. Meca., 29 vjeç banues në Memaliaj; Sh.Kondi., 18 vjeç dhe M.Kondi., 24 vjeç banues në fshatin Salari, Tepelenë.

Nuk dihet saktësisht numri i fidanëve apo bimëve ose llojit të drogës që këta shtetas, kanë mbjellë, por do të përballen në gjykatë me akuzën e ‘prodhimit të lëndëve narkotike’.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë