Gazeta Si – Goli i realizuar nga Teo Hernandez sot ndaj Marokut, që kaloi Francën në avantazh, ka një statistikë shumë të veçantë.
Lojtari i Milanit realizoi në minutën e 5-të dhe ky është goli i dytë më i shpejtë i shënuar në një gjysmëfinale Botërori. Golin e parë më të shpejtë e ka shënuar braziliani Vava në vitin e largët 1958. Ai zhbllkoi shifrat vetëm pas 2 minutash në ndeshjen ndaj Francës.

‘Opta’, një faqe e specializuar e statistikave, e sjell në vëmendje këtë fakt. Ai gol i shpejtë i Teo Hernnadez diktoi rrjedhën e ndeshjes, pavarësisht se Maroku bëri përpjekje të mëdha për të barazuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



