Ka ndodhur

Tentuan të dilnin nga Shqipëria me pasaporta greke false, arrestohen dy turq në Rinas

Gazeta Si – Dy shtetas turq janë arrestuar nga policia në aeroportin e Rinasit pasi po tentonin të dilnin nga Shqipëria me pasaporta false.

Sipas policisë, shtetasit turq kishin pasaporta greke të falsifikuara. Ata janë M.S., 38 vjeç dhe D.A., 26 vjeç, të dy banues në Turqi.

Ata u paraqitën në sportel në dalje. Teksa dorëzuan pasaportat e tyre në laborator ato rezultuan të falsifikuara.

Policia sekuestroi pasaportat dhe bileta e udhëtimit në cilësinë e provës materiale. Ndërsa materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë