Lajme

Tentojnë të vjedhin vilën, arrestohen dy shtetasit në Lezhë

Policia e Lezhës ka bërë të mundur arrestimin e dy shtetasve pasi tentuan të vidhnin një banesë.

Bëhet fjalë për shtetasit:

Bardhok Miza, 42 vjeç, banues në Kurbin

– E. M. 17 vjeç, banues në Kurbin.

Këta 2 shtetas, u kapën në flagrancë duke vjedhur në banesën vilë të shtetasit N. K. në Ishull Shëngjin në Lezhë, ku iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale në flagrancë, edhe pajisjet shtëpiake që po tentonin të vidhnin, si:

– frigorifer

– tavolinë

– karrike

– lavatriçe

– disa vegla pune dhe pajisje të tjera shtëpiake

Gjithashtu, të arrestuarit, janë dokumentuar me prova ligjore si autorë të dyshuar edhe të vjedhjeve të ndodhura më parë :

– Më datë 27.09.2018, dyshohet të kenë vjedhur me thyerje marketin në pronësi të shtetasit E. L., në Shënkoll – Lezhë.

– Më datë 09.10.2018, dyshohet të kenë vjedhur dyqanin e elektroshtëpiakëve në pronësi të shtetasit M. Xh. në Lezhë.

Materialet proçedurale në ngarkim të tyre , i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprën penale “Vjedhje” kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.

Gjithashtu, kontrolle të befasishme do vazhdojnë edhe në ditët në vijim me qëllim goditjen e paligjshmërisë, parandalimin e ngjarjeve kriminale,si dhe ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë