Rend dhe Ligj

Tentoi të vriste të dashurin e gruas, arrestohet 30-vjeçari

Një 30-vjeçar është arrestuar ditën e premte në Kukës, pasi tentoi që të vriste të dashurin 23-vjeçar të gruas së tij.

Në pranga u vu Dorian Idrizaj, banues në Tiranë, i cili ka shkuar në banesën e shtetasit me iniciale K.K., në lagjen Nr.1 në Kukës, ku prej disa ditësh jetonte aty bashkëshortja e tij.

Pas një konfikti verbal mes të dyve, Dorian Idrizaj ka kanosur dhe ka tentuar të vrasë me armë zjarri të dashurin e gruas.

Falë edhe ndërhyrjes së banorëve të pallatit është bërë neutralizimi i 30-vjeçarit si dhe sekuestrimi i kallashnikovit me 19 fishekë.

Dyshohet se në Kosovë, personi i arrestuar keqtrajtonte dhe shfrytëzonte për prostitucion në lokale nate bashkëshorten e tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë