Lajme

Tentoi të vriste dy vëllezërit me granatë, arrestohet 72-vjeçari

Një 72-vjeçar është vënë në pranga mëngjesin e sotëm, pasi pasditen e djeshme tentoi të vriste dy vëllezër. I moshuari me inicialet R.F., banues në fshatin Dardhas, Pogradec, pasi një konflikti verbal me dy vëllezërit, B.F., 42 vjeç dhe D.F., 40 vjeç iu hodhi atyre një granatë dorë me qëllim për t’i vrarë.

Shkaku i aksidentit është bërë një punim me fadromë që po kryenin dy vëllezërit. Ata po punonin për të hapur një rrugë, por janë ndalur nga 72-vjeçari, i cili pretendonte se punimet për këtë rrugë cenonin pronën e tij.

Për fat të mira nga shpërthimi i granatës nuk ka pasur viktima, ndërsa të dy vëllezërit janë shtruar në spital jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq 72-vjeçari është arrestuar nga policia dhe do të përballet me akuzat për kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, mbetur në tentativë, si edhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë