Gazeta Si – Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar në Spanjë, pasi akuzohet për tentativë vjedhje nën kërcënimin e armës në vitin 2012 në Shkodër.
Sipas policisë, i riu me iniciale E.H., akuzohet se në vitin 2012, në lagjen “Fahri Ramadani”, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, kanë tentuar të vjedhin në një argjendari, duke përdorur armë zjarri.
Gjatë tentativës për vjedhje, ka mbetur i plagosur vëllai i pronarit të argjendarisë.
Në muajin shkurt 2024, Gjykata e Shkodër ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja me armë”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




