Gazeta Si – Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Posaçme për një ish oficer policie.
Mësohet se GJKKO, ka caktuar masën e sigurimit “arrest në shtëpi” ndaj ish-oficerit të policisë gjyqësore Ledio Ferzaj 46 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.
Nga hetimet disa mujore nën drejtimin e SPAK, u arrit të dokumentohej përfshirja e ish-oficerit të DVP Berat në veprime korruptive, i cili në këmbim të një vlere monetare, tentoi të mbyllte një çështje penale në ngarkim të një qytetari.
Ledio Ferzaj u përjashtua nga policia në 9 maj 2023, pas transmetimit në media të një videoje, ku shihej sesi i merrte një qytetari lekë, me pretendimin që t’ia mbyllte si çështje.
Në atë kohë ai shantazhonte qytetarin se do e fuste në burg për shkak se ai ishte me precedent të mëparshme penal.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.