Gazeta Si – Gjykata e Posaçme ka lënë në burg kreun e Dhomës së Avokatisë në Korçë, Arben Lena, i cili akuzohet për ushtrim të ndikimit të paligjshëm.
Gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë, Lena mohoi akuzat, duke pretenduar se arrestimi i tij është i pabazuar.
Lena akuzohet si pjesë e grupit të personave që tentuan të korruptonin me 5 mijë euro gjyqtarët e Apelit të Korçës për të liruar nga paraburgimi Bledar Kozici i arrestuar për trafikim refugjatësh.
Hetimet që çuan në pranga Lenën, janë vijim i një hetimi që 1 muaj më parë, që vuri në përgjegjësi penale edhe 6 persona të tjerë.
Me vendim të gjykatës, 3 prej tyre, konkretisht shtetasit Nikoll Hafesllari, Nikoll Jesku dhe Bledar Kozici, u mbyllën në qeli, teksa 3 të tjerë në “Arrest shtëpie” dhe “Detyrim paraqitje”.
SPAK thotë se Hafsellari dhe Jesku, tentuan të paguajnë 5 mijë euro në mënyrë që të zbusnin masën e sigurisë për Bledar Kozicin.
Pjesë e këtyre përpjekjeve, sipas SPAK ka qenë edhe shtetasja Dajana Kodra dhe Arben Lena, të dy me profesion avokatë.
Teksa Artiana Kozici, lidhje familjare me personin që do lirohej dhe Dritan Tabaku, janë marrë nën hetim për moskallëzim krimi.
Të hetuarit në këtë dosje kanë rënë pre e përgjimeve të kryera për një tjetër hetime, teksa SPAK ka në verifikim edhe disa persona të tjerë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




