Një punonjës i burgut të Fushë Krujës tentoi të fuste sende të ndaluara si celularë dhe kokainë në ambientet e brendshme të tij. Policia njofton se gjatë ndërrimit të shërbimeve, punonjësi me iniciale H.Ç., ka hedhur një qese të zezë me peshë rreth 6 kg në një nga tarracat e regjimit të jashtëm, me synimin për t’i futur më pas në regjimin e brendshëm.
Menjëherë pas konstatimit të ngjarjes, zona u rrethua dhe u njoftua Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve (SHKBB) dhe Policia e Fushë-Krujës.
Brenda pakove u gjetën 22 celularë me aksesorët përkatës (karikues, kufje), 3 doza kokainë dhe 30 koka përshtatëse karikuesi nga Android në iPhone. Pakot janë gjetur të hedhura në tarracën sipër depos së armatimit, pranë depozitës së gazit dhe nën Vendrojën Nr.1.
Si rezultat i hetimeve të deritanishme, punonjësi i rolit bazë, H.Ç., është arrestuar në flagrancë për veprat penale “Futja e sendeve të ndaluara” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike në bashkëpunim”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




