Ka ndodhur

Tentoi ta neutralizonte, 38-vjeçari plagos me thikë në dorë një polic në Durrës

Gazeta Si - Një punonjës i policisë së patrullave "Shqiponja”, është sulmuar me thikë, teksa ka ndërhyrë për të neutralizuar një person që shfaqte shenja agresiviteti. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 1 në Durrës këtë të enjte, pranë vendit të njohur si “Brryli”.

Mësohet se kanë qenë banorë të zonës, të cilët kanë njoftuar policinë mbi personin i cili po lëvizte në zonë me një thikë në dore.

Në momentin që efektivi i është afruar, ai e ka sulmuar duke e dëmtuar me thikë në duar, por pavarësisht kësaj ai ka mundur ta neutralizojë autorin duke e ndaluar.

Polici është dërguar në urgjencën e spitalit e Durrësit ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa autori 38 vjeç, dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Shërbimet e Policisë e kanë shoqëruar 38-vjeçarin me iniciale F. C., në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Mjeti prerës është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë