Policia e Dibrës ka vënë në pranga edhe dy të tjerë lidhur, pas përplasjes që ndodhi më 28 qershor në KZAZ nr. 19 pasi militantët e PD donin të pengonin votimet më 30 qershor.
Mësohet se njëri nga të arrestuarit është protestuesi Vladimir Kojku, 33 vjeç.
Ndërsa, shtetasi tjetër është sekretari i grupseksionit të PD në Dibër, Melsi Nela.
Përplasjet mes mbështetësve të opozitës dhe policisë përpara KZAZ-së 19 më 28 qershor sollën edhe përdorimin e gazit lotsjellës nga ana e uniformave blu me qëllim për të shpërndarë turmën që ishin mbledhur përpara shkollës “Nazmi Rushiti”.
Lidhur me incidentin pati shumë të arrestuar, po ashtu edhe të lënduar të cilët përfunduan në spital.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




