Ngjarje

Tensione në protestë, Policia: Janë lënduar 10 efektivë nga molotovët dhe mjetet e tjera

Nga Gazeta 'SI' - Policia e Shtetit ka njoftuar se nga protesta janë lënduar 10 efektivë të policisë, si pasojë e mjeteve të përdorura, gjatë marshimit.

Protestuesit kanë hedhur molotovë dhe lëndë piroteknike drejt forcave policore, ndërsa këta të fundit i janë përgjigjur me gaz lotsjellës.

Njoftimi i Policisë së Shtetit

Shërbimet e Policisë janë të angazhuara maksimalisht për mbrojtjen e institucioneve shtetërore, pronën publike dhe private, jetën e qytetarëve dhe të vetë punonjësve të Policisë.

Që prej fillimit të tubimit një pjesë e qytetarëve në tubim sulmuan e vijojnë te sulmojnë Policinë dhe godinat e institucioneve shtetërore me molotov e lëndë plasëse.

Deri në këto momente nga sulmet e qytetarëve në tubim, me molotov, lëndë piroteknike e sende të forta  ndaj Policisë, janë dëmtuar 10 punonjës Policie.

Policia e Shtetit iu bën thirrje qytetarëve pjesëmarrës në tubim, të ndalojnë sulmet me molotov e lëndë piroteknike mbi Policinë dhe institucionet shtetërore.

Policia ka marrë të gjitha masat për identifikimin, kapjen dhe shoqërimin e personave të përfshirë në sulme mbi Policinë dhe institucionet shtetërore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë