Nga Gazeta Si – Pete Sampras, Novak Djokovic dhe Roger Federer janë të vetmit tenistë që kanë fituar 7 apo më shumë tituj në konkurimin tek në Wimbledon, pork ush e mban rekordin? Wimbledon është turneu më i rëndësishëm në sportin e tenisit dhe pjesëmarrësit atje e dinë se në rast triumfi në “All England Club” i vendos në një shoqëri elitare. Aktualisht është një grup i selektuar që ka fituar Wimbledon-in në më shumë se një herë dhe renditen në krye të më të mëdhenjve në erën moderne.

Rafael Nadal, Andy Murray dhe Carlos Alcaraz janë në grupin e tenistëve që e kanë fituar dy herë turneun në Wimbledon, ndërsa Boris Becker dhe John McEnroe janë tre herë kampionë. Por kush janë 4 tenistët që kanë një rekord profilik në konkurimin tek për meshkuj në erën modern në Wimbledon? Ata i gjeni më poshtë:
8 tituj: Roger Federer
7 tituj: Novak Djokovic, Pete Sampras
5 tituj: Björn Borg
3 tituj: John McEnroe, Boris Becker
2 tituj: Rod Laver, John Newcombe, Jimmy Connors, Stefan Edberg, Rafael Nadal, Andy Murray, Carlos Alcaraz

Nëse Federer ka më shumë tituj në Wimbledon, William Renshaw shfaqet në listën e tenistëve më të suksesshëm në erën e amatorëve. Britaniku fitoi 7 turne në periudhën 1881-1889, ndërsa vëllezërit Laurence Doherty (5) dhe Reginald Doherty (4) janë sportistët më të suksesshëm me 9 turne mes tyre. Anthony Wilding nga Zelanda e Re e fitoi në 4 raste ndërsa edhe dy australianë kanë lënë shënjën e tyre në Wimbledon. Rod Laver fitoi 4 tituj, 2 prej të cilëve në “Open Era” ndërsa John Newcombe është pas tij me 1 më pak. 3 turne të fituar në Wimbledon.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.