Sport

Tenistet femra më të suksesshme në  Wimbledon

Nga Gazeta Si – Serena Williams dhe Venus Williams fituan sëbashku 12 tituj në Wimbledon në konkurimin tek për femra. Por cila është tenistja që ka fituar më shumë se kushdo tjetër në Wimbledon. Ndërsa Australian Open, French Open dhe US Open kanë prestigjin e tyre, është e vështirë për ta që ti afrohen historisë dhe famës së Wimbledon. Turneu në “All England Club” ka një histori të pakrahasueshme që daton prej vitit 1877. Janë të shumtë yjet e të shkuarës dhe të tashmes që e shohin Wimbledon-in si turneun më të rëndësishëm.

Të fitosh atje mbetet një ëndërr për sportistët e dy federatave “ATP” dhe WTA, por grupi i atyre që e kanë fituar në më shumë se një rast, mbetet i vogël në të dy gjinitë. Më shumë tituj në konkurimin tek për femra në Wimbledon, “Open Era” fituan:
9 tituj: Martina Navratilova
7 tituj: Steffi Graf, Serena Williams
5 tituj: Venus Williams
4 tituj: Billie Jean King
3 tituj: Chris Evert
2 tituj: Evonne Goolagong, Petra Kvitová

Motrat Williams dominuan në Wimbledon në kohën moderne ndërsa Petra Kvitova triumfoi në vitet 2011 dhe 2014, duke mundur në Finale, Maria Sharapova-n dhe Eugenie Bouchard respektivisht. Me 9 tituj, Navratilova kryeson klasifikimin e të gjitha kohërave në Wimbledon. Ajo ndiqet nga Helen Wills Moody nëse faktorizojmë kohën e tenisit amator. Ajo fitoi 8 tituj në Wimbledon në vitet 1927-1938. Dorothea Lambert Chambers fitoi një më pak në të njëjtën kohë. Billie Jean King është një ndër emrat më të mëdhenj të të gjitha kohërave që fitoi 6 tituj në konkurimin tek, të parin në vitin 1966 dhe të fundit në 1975. King ashtu si Navratilova ishte një teniste e zonja edhe në konkurimin cift dhe në total fitoi 20 turne në Wimbledon. Suzanne Lenglen dhe Blanche Bingley janë 6 herëv fituese në konkurimin tek në  Wimbledon.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë