Sofia Kenin fiton finalen e ‘’Australia Open’’, duke mposhtur spanjollen Garbine Muguruza. Një ndeshje emocionuese ku fillimisht setin e parë e ka fituar Muguruza (6-4), por Kenin arriti të fitojë dy setet e tjera 6-2 dhe 6-2. Në këtë mënyrë amerikania bëhet tenistja e parë që regjistron një finale ‘’ Grand Slam’’ dy sete pa pësuar më shumë se dy game, duke thyer rekordin e Steffi Graff në edicionin e vitit 1988.
Ky është trofeu i parë për 21 vjeçaren, e cila ka lindur në Moskë. Ajo bëhet fituesja më e re e Australian Open, që prej Maria Sharapova-s në vitin 2008. Përpara këtij edicioni, rezultati më i miri i saj ka qenë fitorja në raundi e katërt të French Open, ku në vitin 2019 mposhti Serena Williams.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




