Sport

Tenis, Rune fitoi në Barcelonë, Zverev në Mynih

Holger Rune i dha fund serisë prej 9 fitoresh rradhazi të Carlos Alcaraz në Finalen e “Barcelona Open Banc Sabadell” ku danezi fitoi titullin e parë sezonal. Numri 6 bëri gjithçka mirë në dy sete 7-6(6), 6-2 për titullin e 5 “ATP Tour” në karrierë. Rune u tërhoq nga Master-i në Monte-Carlo për shkak të një helmimi nga ushqimi por ishte në gjëndje të impresiononte në dheun e kuq të Barcelonës. 21 vjeçari eleminoi kampionin në fuqi, Casper Ruud në ¼ finale dhe nuk u tërhoq përballë fituesit të 18 turneve, për titullin e 3 në dheun e kuq.

Zverev pas fitores në Mynih 2025

Gjithashtu Rune u kthye në “Top 10” në klasifikimin ATP. Alcaraz nuk e ruan dot Nr. 2  që shkon për Zverev pas triumfit në Munich. Gjermani fitoi në këtë mënyrë, titullin e parë për vitin 2025 pas Finales në dy sete ndaj nr. 2, Ben Shelton 6-2, 6-4. Zverev dominoi rivalin amerikan në 1 orë e 11 minut. Ai shërbeu për 4 ace, 13 topa fitues dhe theu shërbimin e kundërshtarit në në 3 raste të tjera. Kjo ishte fitorja e dytë e Alexander Zverev ndaj Shelton për titullin e 24 në karrierë. 27 vjeçari ka konfirmuar pjesëmarrjen në “Mutua Madrid Open” në Spanjë. Shelton që luante për titullin e 3, eleminoi nr. 5, Cerundolo në ½ finale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë