Novak Djokovic është eliminuar nga turneu Masters i Montekarlos, pasi humbi 2-1 ndaj Dominic Thiem. Tenisti austriak fitoi ndaj serbit me rezultatin 6-7, 6-2 dhe 6-3, në dy orë e gjysmë lojë.
Rafael Nadal ka avancuar për të 15-n herë (në 16 pjesëmarrje) në çerekfinalet e këtij turneu. Spanjolli mundi 6-3 dhe 6-2 rusin Karen Khachanov, në 1 orë e 19 minuta lojë.
Në çerekfinale, Nadal do të përballet me Dominic Thiem.
Në ndeshjet e tjera të turneut të Montekarlos, belgu Goffin mposhti spanjollin Bautista, Zverev fitoi derbin gjerman me Struff, Dimitrov kaloi më tej ndaj Kohlschreiber, Gasquet triumfoi ndaj Mischa Zverev, ndërsa japonezi Nishikori eliminoi italianin Seppi.
Si.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.