Në sajë të operacionit “Tenderi”, janë vënë në pranga 4 persona, punonjës të administratës në Tepelenë. Policia bën me dije se janë ndaluar ish-shefi i financës, specialisti i statistikës, ish-juristja dhe ish-specialistja e burimeve njerëzore në Drejtorinë e Shërbimit Spitalor Tepelenë, konkretisht:
G. A., 35 vjeç, banues në Memaliaj (ish-shef finance); S. M., 31 vjeç, banues në Memaliaj (specialist statistike); A. K., 31 vjeçe, banuese në Tepelenë (ish-juriste) dhe J. S., 30 vjeç, banuese në Tepelenë (ish-specialiste e burimeve njerëzore);
Ndaj tyre rëndojnë akuzat për veprat penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën” në bashkëpunim, “Vjedhja në bashkëpunim” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
Po ashtu janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për shtetasen F. L., banuese në Selitë, subjekt privat në fushën e “Shërbimeve të konsulencave për ndikimin në mjedis”.
Siç njofton policia, ndalimi i tyre vjen pasi në vitin 2017 kanë zhvilluar tender fiktiv për pajisjen e spitalit në Tepelenë dhe Memaliaj me leje mjedisore duke përvetësuar një shumë të konsiderueshme lekësh.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




