Menaxhim

Tenderi 13 mln € / AKEP autorizon Vodafone sh.a dhe One Albania për implementimin e teknologjisë 5G

Nga Gazeta 'SI' - Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, AKEP ka autorizuar kompaninë Vodafone dhe One për përdorimin e teknologjisë 5G.

Në mbledhjen e fundit, këshilli i AKEP miratori përdorimin e frekuencave në brezin 3.5 GHz për dy operatorët e tregut të telekomunikacionit në vend, pas tenderimit rreth 13 mln euro.

Sipërmarrësi ONE Albania sh.a merr në përdorim 120 MHz në brezin e frekuencave 3420-3540 MHz (spektër i paçiftuar), ndërsa Vodafone Albania sh.a merr në përdorim po 120 MHz në brezin 3680-3800 MHz, spektër i paçiftuar.

Sipërmarrësit janë të detyruar që, përmes këtyre frekuencave, të mbulojnë me shërbim 55% të popullsisë deri në fund të vitit 2027 dhe 85% të popullsisë deri në fund të vitit 2030. Brenda vitit 2025, sipërmarrësit kanë detyrimin të sigurojnë mbulimin e porteve, aeroporteve dhe disa hapësirave të tjera me rëndësi social-ekonomike.

“Mes kushteve të tjera të përdorimit të këtyre frekuencave, sipërmarrësit ONE Albania dhe Vodafone Albania marrin përsipër angazhimin që të negociojnë me sipërmarrës të tjerë, si operatorët virtualë (MVNO-të), aksesin në kapacitetet e tyre radio, në funksion të politikës rregullatore të AKEP-it për të nxitur konkurrencën në nivel shërbimesh”, njofton AKEP.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë