Drejtësia

Tempulli 2 / Gjykata e Lezhës lehtëson masën e sigurisë për 6 të arrestuarit

Nga Gazeta Si- Gjashtë personat e arrestuar në Lezhë në kuadër të Megaoperacioni policor mbarëkombëtar i koduar “Tempulli 2”, janë liruar nga qelia.

Gjykata e Lezhës vendosi të ndryshojë masat e sigurisë “Arrest në Burg” të dhënë me 18 janar në mungesë ndaj tyre, duke vendosur “Detyrim Paraqitje” për njërin prej tyre dhe “Arrest në Shtëpi” për 5 personat e tjerë të arrestuar, të cilët janë vënë nën akuzë për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë