Qarkullimi i masave ajrore të paqëndrueshme do të vijojnë në territorin shqiptar duke sjellë dominim të vranësirave dhe shirave në zonat e ulëta dhe bregdetare, ndërsa zonat malore do të mbizotërohen nga vranësira dhe reshje dëbore më të theksuara në zonat juglindore.
Parashikohet që pjesa e dytë e ditës dhe në vijim të dobësojë dukshëm intensitetin e reshjeve në vend, por ulen sërish temperaturat.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë kostante në orët e mëngjesit, por ulen ndjeshëm maksimumet duke u luhatur nga -2°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 15°C vlera maksimale e cila pritet përgjatë vijës bregdetare.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 65 km/h nga drejtimi juglindor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim mbi 4 ballë.
Gjithë java vijon me vranësira të dukshme, rrebeshe shiu dhe rreshje dëbore. Megjithatë temperaturat nuk kanë ndonjë luhatje të ndjeshme gjatë kësaj jave, me 0.5 apo 1 gradë nga dita në ditë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.