Deri në mesditë vendi ynë do të jetë nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë territorin ku më të dukshme do të jenë në zonat Veriore duke rrezikuar momente me pika shiu.
Orët e pasdites vijojnë nën ndikimin e kthjellimeve të pakta dhe vranësirave të shpeshta në pjesën më të madhe të territorit duke sjellë rrebeshe të izoluara shiu në zonat e thella malore.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 26°C vlera maksimale e cila do të shënohet në qarkun e Elbasanit.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi jugor-juglindor; për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim mbi 2 ballë.
Dhe pse në pjesë më të madhe të territorit reshjet do të jenë më të pakta nuk do të përjashtohen mundësitë për rrebeshe, kryesisht në zonat veriperëndimore dhe pjesërisht në qendër. E shtuna parashikohet të shtojë vranësira dhe reshjet e shiut edhe në jug të vendit. Herë pas herë do të ketë intervale të shkurtra e kthjellime. Edhe dita e diel do të mbetet nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike dhe pse reshjet do të jenë në sasi më të pakta. Gjatë kësaj fundjave duke përfshirë dhe ditën e sotme presim edhe rënie të temperaturave.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.