Moti

Temperaturat ulen, maksimalja deri në 16°C

Nga Gazeta 'Si'- Vijojnë masat ajrore të paqëndrueshme duke karakterizuar kushtet e motit në territorin shqiptar ku vranësirat dhe rrebeshet e shiut do të jenë dominante; më të theksuara në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër.

Në zonat malore në lartësinë mbi 800 metra do të ketë reshje dëbore.

Parashikohet që pjesa e dytë e ditës dhe në vijim të përmirësojë dukshëm motin në të gjithë territorin shqiptar duke sjellë reshje intervale me kthjellime.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -2°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 16°C vlera maksimale e cila pritet në Elbasan dhe Fier.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 55 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë