Moti

Temperaturat shkojnë deri në 35 gradë

Vendi ynë do të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta në bregdet dhe zonat e ulëta, ndërsa me kthjellime dhe vranësira disi më të shpeshta do të paraqiten zonat malore përgjatë shtrirjes lindore.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me të njëjtat kushte të qëndrueshme meteorologjike ku moti i kthjellët dhe temperaturat e larta do të jenë dominante në të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale, por do të rriten edhe maksimumet duke u luhatur nga 11°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 35°C vlera më e lartë për-gjatë ultësirës perëndimore.

Era do të fryjë mesatare dhe herë pas herë e fortë me shpejtësinë mbi 30 km/h nga drejtimi jugor dhe jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë