Territori shqiptar do të jetë nën ndikimin e vranësirave të shumta të cilat pritet të jenë dominante përgjatë gjithë 24-orëshit.
Gjithashtu do të ketë rritje të ndjeshme të lagështirës në ajër e cila herë pas here do të krijojë mundësi për reshje shiu, kryesisht në zonat Jugore dhe pjesërisht në qendër.
Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes të përmirësojnë dukshëm kushtet atmosferike në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të ulen paradite, por rriten lehtë në mesditë duke u luhatur nga 9°C vlera më e ulët deri në 33°C vlera më e lartë në rang vendi.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë në det duke arritur shpejtësinë mbi 50 km/h nga drejtimi Veriperëndimore; për pasojë në brigjet detare do të krijohen dallgë 3 ballë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



