Shqipëria do të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta gjatë orëve të paradites, por pas mesditës priten grumbullim i vranësirave si fillim në zonat Veriore dhe gradualisht do të përfshijnë të gjithë territorin e vendit.
Parashikohet që në mbrëmje vonë dhe gjatë natës të ketë reshje të dendura shiu ku herë pas here do të jenë edhe rrebeshe. Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C vlera më e ulët në Pukë dhe Korçë deri në 28°C vlera më e lartë e cila pritet në Qarqet Elbasan dhe Fier .
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.