Moti

Temperaturat shkojnë deri në 28 gradë, fundjava me vranësira

Shqipëria do vijojë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke bërë që moti i kthjellët dhe temperaturat e larta të jenë dominante gjatë orëve të paradites por herë pas-here priten edhe vranësira.

Pjesa e dytë e ditës të sjellë vranësira më të shpeshta në territor ku më të theksuara vranësirat do të jenë në ekstremin verior si edhe në Juglindje të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale, por ulen lehtë maksimalet duke luhatur vlerat ditore nga 10°C vlera minimale deri në 28°C vlera maksimale në rang territori.

Sakaq në të shtunën dhe të dielën pritet që në vendin tonë vranësirat të jenë më të shpeshta, ndërsa do të krijohen vranësira të pakta shiu.

Në pjesën e dytë të ditës së shtunë do të kemi prezencë të vranësirave, sa i përket ditës së diel vranësirat do të jenë të shpeshta. Ndërsa temperaturat e ajrit do të kenë një rritje të ndjeshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë