Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta do të mbizotërojnë në të gjithë territorin e vendit ku herë pas-here vranësirat zhvillohen duke gjeneruar shira të përkohshëm, më të theksuara në zonat veriore dhe qendrore. Parashikohet që edhe orët e pasdites të vijojnë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë territorin ku sërish mbeten të rrezikuara nga shirat zonat veri-veriperëndimore të Shqipërisë.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në orët e mëngjesit, por do të ulen ndjeshëm temperaturat në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C minimumi dhe deri në 25°C maksimumi në rang vendi.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 40 km/h nga drejtimi Verior dhe Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.