Nga Gazeta ‘Si’- Shqipëria vijon nën mbizotërimin e motit të nxehtë edhe gjatë ditës së enjte, ku temperatura të larta priten në zonat veriperëndimore dhe zona të izoluara në jug të vendit.
Për sa i përket motit, kthjellimet do të jenë prezente deri pas mesdite kur pritet grumbullim i vranësirave në zonat përgjatë shtrirjes lindore, duke rrezikuar rrebeshe shiu si edhe breshër në zona të izoluara.
Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të përmirësojnë dukshëm kushtet atmosferike në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 19°C vlera më e ulët deri në 40°C vlera më e lartë e cila pritet në qarqet Shkodër dhe Elbasan.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.