Nga Gazeta 'Si'- Masat ajrore të qëndrueshme do të vijojnë ndikimin e tyre duke sjellë mot të kthjellët dhe të ftohtë ku më të theksuara kthjellimet paraqiten në vijën bregdetare, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të pakta do të jenë zonat malore.
Pjesa e dytë e ditës do të mbetet nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të herë pas-hershme në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në të dy vlerat ekstremale duke u luhatur nga -2°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 16°C vlera maksimale e cila pritet në Jug të territorit.
Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi deri në 25 km/h nga drejtimi permanent Lindor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të papërfillshëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.