Moti

Temperaturat mbi 40 gradë. Berati dhe Gjirokastra qarqet më të nxehtë

Nga Gazeta ‘Si’ – Do të vijojë i nxehti sërish në territorin shqiptar; për pasojë moti i kthjellët dhe temperaturat shumë të larta do të mbizotërojnë në të gjithë territorin ku sërish goditen nga vlera ekstreme qarku i Beratit dhe Gjirokastrës me temperatura mbi 40 gradë celsius.

Pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të herë pasherëshme përgjatë gjithë vendit ku më të theksuara vranësirat do të jenë në skajin verior dhe verilindor; duke rrezikuar reshje të izoluara.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të papërfillshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë