Vijon qarkullimi i masave ajrore me origjinë afrikane, duke sjellë në Shqipëri mbizotërim të motit të kthjellët dhe të nxehtë gjatë orëve të paradites. Ndërsa orët e pasdites do të sjellin kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë territorin e vendit por më theksuara vranësirat do të jenë në skajin verior dhe verilindor të Shqipërisë duke rrezikuar rrebeshe të izoluara shiu.
Temperaturat e ajrit do të mbeten të larta si në mëngjes edhe në mesditë duke bërë që vlera minimale të regjistrohet në Ersekë 17°C ndërsa maksimalja pritet në zonat Jugore dhe qendrore deri në 42°C. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe det e fortë në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi veriperëndimor. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2-3 ballë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.