Moti

Temperatura të larta por pasditja sjell reshje

Gjatë orëve të mesditës dhe pasdites, temperaturat do të rriten ndjeshëm, ku maksimalet në zonat e ulëta mund të arrijnë deri në 40°C, ndërsa në zonat malore ato do të shkojnë deri në 25–26°C.

Por, pasditja pritet të sjellë dhe vranësira e rrebeshe afatshkurta në skajin verior dhe verilindor.

Era do të jetë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindor dhe veriperëndimor me shpejtësi 30 km/h, ndërsa në brigjet e Jonit dhe Adriatikut, era do të fryjë herë pas here nga jugperëndimi në orët e pasdites.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë