Moti

Temperatura të larta, në fundjavë shkojnë deri në 34 gradë

Për ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Masat ajrore që qarkullojnë janë të ngrohta e me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin por nuk do të mungojë prezenca e vranësirave mesatare të larta transparente e kalimtare, të cilat do të jenë prezente nga orët e mesditës kryesisht në relievet malore.

Edhe fundjava do jetë me diell dhe temperatura të larta, duke bërë që maksimumet të shtunën të jenë në vlerën 34 gradë celcius. Të dielën do të kemi maksimume edhe në 35 apo 36 gradë në zona të izoluara, në qarkun e Elbasanit dhe Beratit. Nga ana tjetër, vija bregdetare do të ketë temperatura nga 32-34 gradë të dielën. Sa i përket kushteve atmosferike të motit, e shtuna mbetet në mbizotërimin e intervaleve të gjata me kthjellime, kalimeve të lehta të vranësirave, nuk do të jenë problematike dhe s’do të sjellin reshje. Gjithashtu edhe të dielën do të kemi në pjesën e parë të ditës intervale të gjata me diell, por pjesën e dytë e ditës do të jenë më të dukshme vranësirat, të cilat do të jenë më të fokusuara në zonat veriore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë