Moti

Temperatura mbi normalen e gushtit, shkojnë deri në 37 gradë

Ditën e sotme në vendin tonë do jenë prezente masat e nxehta afrikane, duke sjellë kryesisht temperatura deri në 7 gradë më të larta se vlera mesatare mujore e Gushtit.

Parashikohet që pjesa e parë e ditës të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët në të gjithë territorin Shqiptar.

Ndërsa orët e pasdites dhe mbrëmjes, pritet të sjellin kalime të lehta të vranësirave në shtrirjen Lindore dhe pjesërisht në qytetet e zonës së ulët.

Temperaturat e ajrit do të rriten si paradite edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C temperatura më e ulët deri në 37°C vlera më e lartë në rang vendi.

Era do të fryjë mesatare, duke arritur shpejtësinë 35 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor, kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2 ballë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë