Kush ka plane për t’ju drejtuar detit, kjo fundjavë është idealja për të mposhtur të nxehtin.
Këtë fundjavë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i depërtimit gradual të masave ajrore të nxehta, për shkak të aktivitetit të Anticiklonit Afrikan mbi një pjesë të europës qendrore dhe kryesisht atë lindore – juglindore.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti si për ditën e Shtunë ashtu dhe për ditën e Diel parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, si dhe vranësira të pakta kalimtare në relievet malore në lindje në orët e mesditës.
Era do të fryjë kryesisht e lehtë me drejtim veriperëndim – jugperëndim dhe shpejtësi mesatare 1-4 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare hera-herës në mesditë dhe pasdite ajo fiton shpejtësi deri në 6 m/s.
Sa i përket temperaturave, vlerat maksimale do të arrijnë deri në 38 gradë Celcius në pjesën qendrore të vendit, kryesisht në Berat, Elbasan dhe Fier.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.