Moti

Temperatura deri në 30 gradë por priten shira, rrezikohen dhe përmbytje lokale

Një sistem i fuqishëm vranësirash do të sjellë në territorin Shqiptar kushte të paqëndrueshme atmosferike, duke sjellë vranësira dhe shira si fillim në veri të vendit dhe gradualisht do të përfshijë të gjithë territorin.

Më të theksuara shirat do të jenë në skajin verior ku priten edhe përmbytje lokale. Parashikohet që mbrëmja dhe nata të vijojnë më shira të intensitetit mesatar dhe lokalisht intensivë në veri-veriperëndim të territorit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C vlera më e ulët deri në 30°C vlera më e lartë në territor. Era do të fryjë e fortë me shpejtësi deri në 80 km/h nga drejtimi sërish Jugor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 7 ballë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë