Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e diel vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i aktivitetit të masave ajrore të thata me origjinë veriperëndimore.
Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare. Mjegull e dendur, mjegullinë në orët e mbrëmjes dhe mëngjesit në zonat luginore.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës fiton shpejtësi 10-14 m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.