Rend dhe Ligj

Televizorët smart po përdoren nga të burgosurit si telefonë për të komunikuar me jashtë

te burgosur

Ashpërsimit të kontrolleve nga ana e Policisë së Burgjeve kundër pajisjeve të komunikimit me jashtë, të burgosurit u janë përgjigjur me një ide gjeniale.

Televizorët smart janë transformuar si mjete komunikimi të të dënuarve me botën jashtë dhe nga kontrollet e ushtruara javën e kaluar, të paktën 4 të tillë janë zbuluar në qelitë e burgjeve të vendit.

Burime të Gazetës Si konfirmojnë se një rast është zbuluar në burgun e Burrelit dhe një tjetër në atë të Peqinit. Në të dyja rastet, pajisjet janë sekuestruar dhe prokuroria ka nisur hetimet edhe për stafin e burgjeve përkatëse.

Për raste të ngjashme dyshohet se ka edhe në burgun e Fierit dhe atë të Korçës, por këtu prokuroria nuk ka nisur ende hetimet dhe është në fazën paraprake të shqyrtimit të tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë