Nëse çdo shqiptari do t’i dërgonim një telegram me lajme për Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë dy kushte do të na kufizonin: hapësira e vogël fizike për të shkruar fjalë dhe çmimi/kosto për çdo fjalë.
Samiti si performancë politike nuk i ngjan një telegrami sepse kishte shumë fjalë dhe asnjë pagesë përveçse shpenzimeve të mikpritësit. Por meqënëse nuk prodhoi asgjë të veçantë lehtësisht mund të përmblidhet në një telegram:
Nuk ka datë për anëtarësimin e Shqipërisë.
Ramë dakord të mos kërkojmë më datë.
Gjysma e fondeve të përmendur si shpërblim janë përdor që para këtij Samiti.
Vetëm 1/10 e shumës është grant.
Duhet të vazhdojmë me reformat.
Për çdo reformë në këmbim do të paguhemi.
BE është e bindur që e do Ballkanin brenda Unionit.
Shqipëria nuk mund të hyjë e vetme.
Kurrë nuk do të ketë anëtarësim të Shqipërisë pa nuk u zgjidhur konflikti Serbi-Kosovë.
Shqipëria propozoi që vendimet për anëtarësimin të mos zvarriten nga vota individuale e çdo vendi por askush nuk e dëgjoi.
Grekët ishin në merak për Belerin dhe na kërcënuan…
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.