Media Galeri

Teksa mbahej funerali i Napolitanos, dikush bëri një sy gjumë…

Ditën e djeshme u mbajt edhe ceremonia mortore e ish-presidentit të italisë, Giorgio Napolitano dhe ndërsa mbahej fjalimi në nder të tij, politikani Vittorio Sgarbi bëri një sy gjumë.

Fjalimin po e mbante Kardinali Ravasi, duke iu referuar thënieve nga Thomas Mann dhe Mozart. Video e Sgarbi që po mundohej të qëndronte zgjuar, është publikuar në rrjetet sociale. ku shumë njerëz e kanë cilësuar si mungesë respekti ndaj kujtimit të Napolitanos.

Sgarbi u zgjua plotësisht kur filluan duartrokitjet, duke iu bashkuar njerëzve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë